"Are You the One” (A je ti i duhuri), reality show i famshëm amerikan është gjithnjë në kërkim të çiftit perfekt. Ndryshe nga sezonet e tjera, sezoni i 8-të vjen me mision të njëjtë, por me elementë krejtësisht të rinj. Konkurrentët beqarë do të jenë të gjithë seksualisht fluidë!
Kjo do të thotë që për ta nuk ka limite gjinish, mjafton thjesht të dashurohen me njeriun.
MTV sjell për herë të parë një garë, në kastin e të cilëve janë vetëm njerëz që ndryshojnë seksualitet në varësi të ndjenjave.
Ata do të vazhdojnë të ndajnë çmimin prej 1 milion dollarësh nëse gjejnë partnerin e tyre ideal.
Këtë sezon, “Are You the One”, i moderuar nga Terrence J do të prezantojë gjithashtu Dr.Frankie, një ekspert çiftesh që ndihmon secilin prej tyre të jenë më të mirë gjatë takimeve dhe t’i përballojnë me sukses dramat apo zgjedhjet që bëjnë.
Si duken disa prej konkurrentëve të këtij sezoni?
MAX GENTILE, 25 vjeç.
KYLIE SMITH, 24.
JONATHAN SHORT, 28.
PAIGE COLE, 21.
NOUR FRAIJ, 25.
AASHA WELLS, 22.
Reality show do të startojë që prej datës 26-të të këtij muaji.
Burimi: E! News