Të shtunën mbrëma, gjatë finales së The Champions League midis Liverpool dhe Tottenham, një tifoze tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi hyri në fushë e veshur me një trupore të zezë. Ajo quhet Kinsey Wolanski, modele nga Rusia e cila njihet edhe me emrin Kinsey Sue.
Fill sapo modelja u largua nga fusha, ndjekësit në Instagram-in e saj u rritën ndjeshëm, nga afro 400 mijë në më shumë se 2 milionë. Megjithatë thuhet se pas raportimit të UEFA-s, Instagrami i modeles është bllokuar pasi ajo përdori në mënyrë të paligjshme ndeshjen për marketing të një biznesi (Vitaly Uncensored).
View this post on Instagram
Kinsey është e dashuria e një ish-pornostari, Vitaly Zdorovetskiy, momentalisht YouTuber dhe themelues i website-it me video porno dhe rrengje, Vitaly Uncensored. Vetë Zdorovetskiy ka ndërprerë më parë evente të tjera sportive, për të cilat është arrestuar.
Nuk dihet ende nëse modelja do të rikthehet në Instagram, pasi platforma po bllokon çdo llogari me emrin e saj, qofshin këto edhe të hapura nga fansat.