Pak ditë më parë, një person anonim fotografoi një grua të komunitetit rom pranë një stacioni autobusi në Ferizaj duke pretenduar se “rrëmben fëmijë dhe është një person transgjinor”. Fotoja u shpërnda nga disa media në Kosovë dhe pas kësaj, personi në fjalë u arrestua, por u lirua nga policia për mungesë provash.
Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, gruaja ndiqet nga një grup adoleshentësh. Njëri prej tyre, i shkon nga mbrapa dhe fillon ta godasë me shkelma.
“Është akt vandal dhe veprim racist që e sfidon shoqërinë dhe institucionet e vendit, prandaj duhet të merret dhe trajtohet me shumë seriozitet,” u shpreh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. “Jo për faktin se ajo grua është e komunitetit rom, por se në radhë të parë është një qytetare e Republikës së Kosovës dhe si e tillë duhet të trajtohet dinjitetshëm. Fakti që ajo është përfaqësuese e komunitetit rom e vështirëson edhe më shumë këtë proces sepse institucionet janë munduar vazhdimisht që të dëshmojnë që Kosova është shtet që respekton komunitetet”.
Fill pas kësaj, gruaja e dhunuar është marrë në mbrojtje nga organet kompetente, ndërsa 17-vjeçari që e dhunoi është arrestuar. Mbi ngjarjen tronditëse reaguan ashpër edhe figura të njohura publike:
"Ky është turpi! Për ty e dashun grua, më vjen shumë keq që ishe pre e dhunës, agresivitetit dhe rrenës. Më beso, po më dhemb çdo pjesë e trupit ku të goditën ty e shpirti po më lëngon edhe ma fort [sic],” shkroi Rona Nishliu.
View this post on Instagram
Ylli Limani kritikoi ashpër mediat:” Gruaja që po sulmohet & dhunohet publikisht në këtë fotografi, u bë pre e portaleve ditë më parë dukë u etiketuar RREJSHËM si ‘burrë i shëndërruar në grua, që po mashtron e po vjedh fëmijë’ [sic].”
View this post on Instagram
Po tone të njëjta reagoi edhe Valdrin Sahiti dhe Liberta Spahiu.