Të gjithë përpiqemi ta shmangim erën e keqe të gojës. Përveç larjeve rutinë, nuk heqim dorë nga çamçakëzat, spray-tet e ndryshme apo larësit që janë posaçerisht për eleminimin e aromës së keqe. E gjithë kjo është ok, derisa vjen pyetja që shuan çdo shpresë: “ A do një karamele?”
Ky është momenti kur mendojmë se s’ka shpëtim nga aroma e keqe e gojës, por e vërteta s’është kjo. Para se të mësoni disa prej mënyrave funksionale për të hequr aromën, duhet të dini shkakun.
1.Ka kaluar mjaftueshëm kohë që nga hera e fundit kur lave dhëmbët.
2. Vuan nga dehidratimi i gojës. Ke gjithnjë një gojë të thatë.
3.Sinoziti është një tjetër fajtor.
4. Reflukset janë problemi i radhës!
5. Jeni duhanpirës i rregullt!
Si ta zgjidhim?!
1-Duhet të lani gojën për 2-3 minuta 2 here në ditë dhe me teknikën e duhur.
2-Duhet te lani me kujdes zonën ku dhembi bashkohet me mishin e dhëmbëve dhe anën e brendshme të tyre.
3- Përdorni shpëlarës goje.
4-Përdorni fije dentare.