Pak ditë më parë, Flora Brovina, deputete e Kosovës, u paraqit në një seancë plenare me një fotografi shokuese në dorë.
Në të shfaqet skena e përdhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë. Në sfond, ndodhen katër burra shqiptarë, një i rënë në tokë dhe një ushtar serb që u drejton armën në kokë. Sipas Brovinës, fotografia është siguruar nga një aparat që i kishte rënë njërit prej ushtarëve dhe se gruaja e përdhunuar është gjallë dhe e gatshme për të dëshmuar. Deputetja shtoi se kjo ishte vetëm një nga shumë mënyrat nëpërmjet të cilave familjarët detyroheshin të shihni përdhunimin e të afërmve.
Sot, e intervistuar nga Prokuroria Speciale, Brovina pranoi se fotoja e dorëzuar si dëshmi e krimeve serbe mund të jetë e falsifikuar.
“Kurrë s’kam menduar që dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj me guxim i kam përdorur, pasi shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pas situata të ngjashme. Prandaj s’kam besuar që ky dokument nuk do të jetë i saktë, por cilësinë e tij do ta verifikojnë organet e shtetit,” tha Brovina në një konferencë për shtyp, sipas Top Channel. “Personi që ma ka dhënë [foton] ka qenë aktivist i Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Emrin nuk ia di, e kam harruar.”
Në fakt, fotoja është marrë nga një faqe pornografike irakene dhe është përdorur rreth vitit 2004 për propagandë kundër ushtarëve amerikanë.
Kujdes: Përmbajtje grafike!