E ftuar në “E Diell” ditën e sotme ka qenë ish-deputetja demokrate, Grida Duma. Në vend të diskutimeve politike, Duma u ndal gjatë tek i biri dhe marrëdhënia me të. E pyetur në lidhje me raportin që ajo dhe 14-vjeçari ka me luksin dhe paratë, Grida përgjigjet:
"Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. A ka marrë dhe ka gëzuar gjithmonë teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri.”
Gjithsesi, ish-deputetja pranoi se fillimi i hershëm i adoleshencës i ka dhënë efektet e para tek i biri dhe rrjedhimisht tek ajo.
“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të!”- vazhdoi Duma që pavarësisht se si po e përjeton emocionalisht rritjen e tij, ka zgjedhur të ruajë distanën në të mirë të kësaj marrëdhënieje.
"Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë të ruajë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe disa vite që ta guidoj.”
Ndonëse gjithnjë jemi mësuar ta shohim Grida Dumën si politikane dhe grua të fortë, para të birit, e ka shprehur publikisht se është e dobët. Por, ai bën mirë të mos e dijë këtë!