Duket se në përgjithësi, gratë tërhiqen më shumë nga astrologjia, ndërsa burrat jo dhe aq (vetëm 20% e tyre besojnë).
Si për ironi, arsyen pse ndodh kështu mund ta shpjegojë...astrologjia. Astrologu Corew Cowds thotë “se ka të bëjë gjithçka me Diellin dhe Hënën”. “Çdo shenjë ndahet në energji femërore dhe energji mashkullore. Energjia mashkullore është si Dielli, ndërsa ajo femërore si Hëna. Dielli nuk tenton të ndryshojë, është më i qëndrueshëm teksa ‘punon’ për të realizuar stinët në Tokë. Pra, burrat janë më të prirur për të qenë më të qëndrueshëm dhe të besojnë gjërat kontrete.”
Të tjera studime thonë se “gratë janë më të prirura për të punuar dhe për të njohur veten”, ndërsa burrat “janë të bindur se e dinë kush janë dhe çfarë duan.”
Megjithatë, nuk janë të paktë ekspertët që theksojnë se gjatë raporteve të ndryshme, shoqërore dhe romantike, pas disa kohësh, djemtë fillojnë të interesohen për shenjat e horoskopit, në rast se dikush tjetër është i fiksuar me to dhe i përmend gjatë gjithë kohës.