Nëse e kishit harruar, Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt me anë të një nëne surrogate dhe mesa duket, po i afrohemi datës së lindjes. Dje, Kim dhe familja e miqtë e saj kremtuan pikërisht bebin e katërt në një baby shoëer me temë CBD.
CBD, ndryshe cannabidiol, është një prej cannabinoideve të identifikuara në bimët e kanabisit dhe është përgjegjës për 40% të ekstraktit të bimës. CBD ka aftësi relaksuese dhe në Amerikë mund të përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë.
Kim donte një festë me temë CBD sepse është shumë në stres për fëmijën e katërt. “Jam në panik! Dua një baby shower të qetë, me temë CBD... Masazhe për të gjithë, meditime, qetësia para stuhisë,” tha ajo për E! në fillim të vitit.
Ç’ndodhi në këtë baby shower të pazakontë? Të ftuarit bënë me duart e tyre scrub-e dhe vajra me CBD, bënë buqeta me lule dhe morën pjesë në një banjë tingujsh (?). të pranishëm ishin Chrissy Teigen, Paris Hilton, sigurisht Kris Jenner, dhe jo vetëm.
Kjo është tavolina ku të ftuarit mund të përgatisnin produktin e tyre të preferuar me bazë CBD:
Këto janë lulet që mund të përdornin për buqeta:
Dhe disa foto nga banja e tingujve – që mesa duket është në lloj meditimi me muzikë relaksuese në sfond.
Ndërsa këtu, gjeni disa video nga eventi.
View this post on Instagram