Ky është Bekë Berisha dhe ai pi rreth 50 kafe në ditë.
50? Ju tingëllon dhe ju gabim? Mendojmë njësoj. Fare mirë mund ta shpërfillnim si informacion po të mos ishte për këtë video kompromentuese të Berishës në një kafene që kthen si të ishin shotsa plot 10 filxhanë kafeje. Në gjithë lavdinë e saj, ja videoja:
Uau.
Nëse Berisha pi mesatarisht 50 kafe në ditë, si i ndan në intervale? Pi tre herë në ditë nga 16 filxhanë? Pi çdo orë nga tre kafe? E fut dozën ditore të kafeve në një termos dhe e mban vërdallë kudo që shkon, duke pirë nga pak me kalimin e kohës? Ahhh.
Pastaj, nëse Berisha pi mesatarisht 50 kafe në ditë, si është gjallë akoma? Sipas burimeve të respektueshme në internet, doza e rekomanduar ditore e kafeinës është 400mg. Një espresso si ato në video ka mesatarisht 75mg kafeinë. Pra, maksimumi mund të konsumohen 5 në ditë. Thjesht 5.
Misteri i këtij lajmi do të mbetet gjatë në ajër. Të paktën për ne.