Social Buzz

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2019

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

Dashuria është dashuri! Nuk njeh moshë, mundësi, apo qoftë edhe gjini!  Këtë më së miri ua tregojnë disa prej njerëzve të famshëm që tërhiqen njësoj si nga vajzat ashtu dhe nga djemtë ose siç quhen ndryshe, biseksualë.

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

1. Halsey

“Unë një grua e re biseksuale dhe kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur të provoj veten time- miqve apo familjes- se ajo që jam unë nuk është thjesht një fazë.

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

2. Sia

“Nuk identifikohem si lezbike sepse kam dalë me shumë djem, por që kam patur dhe vajza në jetën time.”- është shprehur këngëtarja në 2013-in.

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

3. Kristen Stewart

Historikisht aktorja ka dalë hapur me marrëdhëniet e saj, qofshin ato me vajza apo me djem!

4. Drew Barrymore

“A më pëlqejnë vajzat seksualisht?! Sigurisht që po! Gjithmonë e kam konsideruar veten si biseksuale. Unë e dua trupin e një femre. Mendoj se dy femra bashkë janë po aq të bukur sa një grua dhe një burrë. Të jesh me një grua është si të eksplorosh trupin tënd, mbi dikë tjetër.”

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

5. Kesha

“Nuk dua thjesht burrat! Unë dua njerëzit. Nuk ka lidhje gjinia. Është shpirti që të tërheq nga personi tjetër.”

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

6. Megan Fox

“Unë mendoj që njerëzit kanë lindur biseksualë dhe pastaj subkoshienca e tyre ka zgjedhur bazuar në presionet që na bën shoqëria.”

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

7. Rita Ora

Që pas këngës “Girls” të gjithë mësuan se këngëtarja ka patur disa histori me vajza, detaje të së cilës i shpalosi atje.

Vajzat e famshme që pranuan hapur biseksualitetin e tyre!

8. Amber Heard

Në 2010-ën, Amber nuk ngurroi ta prezantojë publikisht të dashurën e asaj kohe  Tasya van Ree, gjatë një eventi të rëndësishëm.