Anabelizim

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që refuzon të dalë në pension

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

Dje, teksa u hidhnim një sy kronikave në vend, na tërhoqi vëmendjen historia e një gruaje 74-vjeçare, e cila refuzon të dalë në pension. Vera Çela, mësuese e matematikës në ciklin 9- vjeçar, u shpreh për Top Channel nuk është aspak gati për të hequr dorë nga profesioni i saj. Përkundrazi, as nuk ka në plan ta bëjë!

“Do të vazhdoj të punoj sa të kem fuqi. Për mua, të jetosh do të thotë të punosh dhe më duket sikur unë kontribuoj me mënyrën time të punës, aq sa kam mundësi… Pak, pak, aq sa mundem dua t’i shërbej këtij vendi, këtyre fëmijëve që nesër do të jenë e ardhmja.”

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

Fillimisht për ta sqaruar nga ana ligjore, në ligjin nr.7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” shkruhet se “personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar 35 vjet sigurim”. Gjithashtu në një tjetër pikë sqarohet se “i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të po të njëjtin ligj, merr shtesë në masën 0,34% të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute”.

Pra, nëse supozojmë që mësuesja ka plotësuar kriteret për pensionin e pleqërisë në moshën 60-vjeçare, ka rreth 14 vite (ose diçka më pak) që ushtron profesionin e mësuesisë.

Ndonëse është një rast frymëzues për ta parë profesionin në një tjetër këndvështrim, sigurisht që ka edhe një anë tjetër të medaljes, për fat të keq aspak frymëzuese. Fill sapo rasti u bë publik, në Revista Anabel në Facebook nuk qenë të paktë ndjekësit që u shprehën kundër një vendimi të tillë për dy arsye kryesore, paçka se theksonin respektin për mësuesen e ciklit 9-vjeçar.

Arsyeja e parë lidhet me stresin e vazhdueshëm të mësuesve dhe ndryshimin e kapacitetit të trurit me rritjen në moshë.

Në vitin 1974, psikologu Herbert Freudenberger ishte i pari që përdori termin “burnout”, i cili ka të bëjë me “rënien e motivimit, përkushtimit dhe dëshirës për të punuar si pasojë e faktorëve të ndryshëm". Shkencëtarja Esther M. Sternberg, autore e librit “The Balance Within: The Science Connecting Health and Emotions” thekson se mësuesit dhe infermierët janë më të rrezikuarit nga “burnout”. “Mësuesit dhe infermierët përballen çdo ditë me situata të ngarkuara në punën e tyre. Stresi kronik ndikon në trurin e tyre dhe cilësinë në punë.”

 “Profesioni i mësuesit është ndër më të lodhshmit. Dhe truri i shkretë bie me kalimin e moshës. Të drejtën për të dalë në pension shumë zysha mezi e kanë arritur, me shumë luftë me institucionet dhe shtetin dhe kjo ka shumë arsye. Shteti shkon me planifikim. Ikin të vjetrit, vijnë të rinjtë. Kjo është jeta.” - shkruan një ndjekës.

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

Arsyeja e dytë lidhet me punësimin e mësuesve të rinj, të cilët janë më të përditësuar me të rejat më të fundit të procesit të mësimdhënies falë teknologjisë, praktikave të reja të të mësuarit dhe jo vetëm.

“Zysha është për t’u marrë shembull për energjinë që ka, por është e drejtë që t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Ka punuar gjithë jetën dhe ka të drejtën e pensionit, por edhe dikush që ka mbaruar studimet ka të drejtën për një vend pune.”

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

“Faleminderit shumë që punon, por më për nder ta dijnë nëse i liron vendin një të riu ose të reje. Ke punuar boll. Gëzo pensionin. Nëse do të punosh, puno pa pagesë.”

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

“Bëj kurse private dhe dëshirës së mësuesisë mos ju ndaj, lëri vendin një brezi të ri që të mos dalë në protestë[...].”

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

The other side of the coin on the case of a 74-year-old teacher refusing to retire

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

Yesterday, as we took a look at the chronicles in the country, we drew attention to the story of a 74-year-old woman who refuses to retire. Vera Celina, math teacher in the 9-year cycle, said Top Channel is not ready to give up her profession. Rather, he does not even plan to do it!

"I will continue to work as much as I can. For me, living means working and it seems to me that I contribute to my way of working, as much as I can ... Little, as much as I can serve this place, these children who will be tomorrow future. "

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

Initially to clarify by law, Law No. 7703 "On Social Insurance in the Republic of Albania" states that "insured persons are entitled to full retirement age at the age of 65 men and 60 years of age after they have completed 35 years of insurance ". Also, at another point it is clarified that "the insured, who has fulfilled the conditions for full retirement pension according to Articles 31 and 92 of the same law, adds to the amount of 0.34% of the full pension, every month continues to work and pay contributions ".

So if we assume that the teacher has met the eligibility criteria for the old age pension at age 60, there are about 14 years (or less) who practice the teaching profession.

Although it is an inspirational opportunity to look at the profession in another perspective, there is certainly another side of the coin, unfortunately not at all inspirational. Once the case was made public, in Anabel Magazine on Facebook, there were not many followers who opposed such a decision for two main reasons, although they emphasized respect for the 9-year cycle teacher.

The first reason is related to the constant stress of teachers and changing brain capacity with age growth.

In 1974, psychologist Herbert Freudenberger was the first to use the term "burnout" , which has to do with the "decline of motivation, dedication and desire to work as a result of various factors. Scientist Esther M. Sternberg, author of The Balance Within: The Science Connecting Health and Emotions, points out that teachers and nurses are the most vulnerable to burnout. "Teachers and nurses face everyday situations in charge of their work. Chronic stress affects their brains and quality at work. "

"The teacher's profession is among the most tedious. And the desperate brain falls over the age. The right to retire many zysha have barely achieved, with many struggles with institutions and the state and this has many reasons. The state goes with planning. Young people are coming, young people come. That's life, "wrote a follower.

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

The second reason relates to the employment of new teachers who are more up-to-date with the latest teaching process, thanks to technology, new learning practices and not just.

"Zysha is to be an example of the energy he has, but it is right to leave someone else's place. He has worked all his life and has the right to a pension, but even someone who has completed studies has the right to a job. "

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

"Thank you very much for working, but for honor to know if you release a teenager or young woman. You worked hard. Enjoy the retirement. If you will work, pay for it. "

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që

"Do private lessons and desire for teaching not to give up, leave a new generation to not go out in protest [...]."

Ana tjetër e medaljes mbi rastin e mësueses 74-vjeçare që