KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Si reagon Tayna kur dëgjon diss- et e kolegeve

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Tashmë (nisur edhe nga artikujt e shumtë këtu në Anabel.al) janë gjerësisht të njohura diss- et mes repereve tona, njëra prej të cilave është edhe Tayna.

E ftuar ditën e sotme në “E Diell”, artistja sqaroi se këngët e saj nuk janë kundër askujt, ndonëse shumëkush mund të preket prej tyre. Pyetur se si reagon kur dëgjon diss- et e shumta të kolegeve të saj, Tayna u përgjigj:

“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mire.”

Por si filloi gjithë saga e diss- eve?

Ju kujtojmë se pas super hitit “Columbiana”, që i siguroi Tayna- s sukses të menjëhershëm, Rina Balaj e komentoi për herë të parë këngën në fjalë në emisionin “Mirage” duke thënë:

“Kam parë që kanë dalë shumë reperka të reja. Këngën e Tayna-s e kam dëgjuar pak. Nuk e njoh personalisht. Kënga është e mirë, po versioni anglisht i Stefflon Don- it më pëlqen më shumë. Komenti im.”

E kështu vazhduan thumbimet me tekste si “krejt e din kush o mami” (Rina) dhe “t’kallxoj unë kush o mami” (Tayna).

Më pas, në “luftën” e diss-eve u fut edhe Fifi, që në këngën “Habibi”, reponte: “S’më bën përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.” Të gjithë e kuptuan si thumbim ndaj Tayna-s që në këngën “Columbiana” thotë: “Beli qaq i hollë, dy kolona me i qit.”

Tayna zgjodhi të kundërpërgjigjej me një ton më diplomatik:

"Nuk kam asnjë problem me asnjërën edhe kam qejf që femrat të arrijnë sa më lart, por duke mos e gënjyer veten. Ama kur të më kapësh mua duhet të ndalosh të mendohesh dy herë. ”

Sigurisht që Fifi s’e la me aq:

“Vëmendje. Kur t’ia nisësh “motër” vallen duhet të dish ta mbash... ose hyr në kurs të shotes a në ndonjë vend dhe mëso. Vetëm nëse të intereson. Mos hidh kështu kunjash 50- centëshe, se ka mundësi që as nuk i duhet njeriu çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë, sa follower- sa e sa koncerte ke, do t’i kisha bërë edhe unë po s’kam ca të nxjerr. Kështu që ulu me këmbë në tokë o rrush se të ka rënë fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj se nuk është edhe aq e vështirë.”

Sërish vazhduan thumbimet në studion e “Xing me Ermalin”, ku Tayna u shpreh se “Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Ermali. Ka edhe belin e hollë.”

Gjithë këtyre kunjave iu bashkua edhe Arta Memedi, që në fillim “e nisi me thumbime të largëta”, derisa shpërtheu në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pavarësisht gjithçkaje, siç gazetari Nderim Neziri u shpreh për “Mirage” nëntorin e 2018- s, asnjë nuk po e dëmton Tayna-n:

“Ajo po ia sheh hajrin suksesit. Po qesh me hite.”

 

MOS I HUMBISNI