KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Vip Vanity

Ky është ekzaktësisht buzëkuqi i kuq që përdorte Marilyn Monroe

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2019

Marilyn Monroe, përvese për natyrën joshëse dhe talentin, shquhej dhe shquhet ende për flokët platin dhe buzët e kuqe. Kjo dyshe shkonte bri për bri me dekoltetë e ulëta e takat e larta.

Për Marilyn, buzëkuqi ishte më tepër se thjesht një ngjyrë: i shërbente për të theksuar rolet që luante. Në role si Lorelei Lee në “Gentlemen Prefer Blondes” dhe Cherie në “Bus Stop,” buzëkuqi i kuq ishte aksesori perfekt për të theksuar feminilitetin dhe joshjen e personazheve.

Grimieri i saj, Allan “Whitey” Snyder, përdorte disa ngjyra njëherazi për të realizur look-un e famshëm. Një e kuqe më e errët në vijëzimin e buzëve për të dhënë idenë e plotësisë dhe një e kuqe më e çelët në qendër.

Ndër nuancat që përdorte më shpesh Marilyn është Ruby Red nga Max Factor, pjesë e një linje që u riprezantua në treg nga firma në vitin 2016. Koleksioni i atij viti përmban katër nuanca të kuqe, në varësi të tonit dhe nëntonit të lëkurës.

MOS I HUMBISNI