Kosova

Misioni i veçantë i Rita Orës në Kosovë: ‘Kam mësuar kaq shumë nga ju’

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2019

Misioni i veçantë i Rita Orës në Kosovë: ‘Kam

Prej dy ditësh, Rita Ora qëndron në Kosovë si një përfaqësuese e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë e vendit.

(Shën.red. UNICEF (The United Nations Children's Fund/ Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët) – u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 11 dhjetor të 1946-s për të siguruar ushqim dhe kujdes shëndetësor për fëmijët dhe nënat në vendet e shkatërruara si pasojë e Luftës së Dytë Botërore. Sot, pjesa më e madhe e punës së UNICEF organizohet në terren, në mbi 190 vende dhe territore).

“Të kaloja pak kohë në Kosovë ka qenë kaq e dobishme. Duke parë si programet e UNICEF ndikojnë pozitivisht në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve të vegjël, kuptoj sa e rëndësishme është për ne që t’i mbështesim ato. Mezi po pres t’ju tregoj punën që kam bërë, çfarë kam parë dhe kë kam takuar.” – shkruan ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Përpos fëmijëve, Rita ka vizituar edhe lagje të Kosovës ku banorët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Misioni i veçantë i Rita Orës në Kosovë: ‘Kam

Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh se “ka mësuar shumë nga të rinjtë e Kosovës dhe është përpjekur t’i frymëzojë ata”.

Misioni i veçantë i Rita Orës në Kosovë: ‘Kam

Kjo s’është hera e parë që Rita angazhohet me projekte bamirësie në Kosovë. Nga shitja e çantave të koleksionit të realizuar si bashkëpunim i saj me Escada, fitimet do të dhurohen për organizatën “Women for Women International,” e cila ndihmon të mbijetuarat e luftës së Kosovës.

Misioni i veçantë i Rita Orës në Kosovë: ‘Kam