Mesa duket, dyshimet e fansave nuk ishin krejt të pabaza. Javës që vjen, në Netflix do të publikohet dokumentari mbi Beyonce-n. Pikërisht këtë hamendësuan me mijëra njerëz kur Netflix postoi foton e mëposhtme në Twitter.
Sot, u publikua traileri dhe deklarata për shtyp në të cilën dokumetnari përshkruhet si “një vështrim intim i performancës historike të Beyonce në Coachella 2018 në të cilën ajo nderoi universitetet dhe kolegjet afrikano-amerikane.”
Gjithashtu dhe si rrallëherë, Beyonce do të publikojë filmime të dy binjakëve, Rumi dhe Sir, të cilët janë mbajtur larg vëmendjes publike që kur erdhën në jetë.
Dokumentari do të përmbajë “filmime në prapaskenë dhe intervista në të cilat diskutohet me hollësira parapërgatitjet e performancës dhe qëllimet pas saj.”
Projekti do të publikohet në gjithë botën më 17 prill.