Dr. Richard Shepherd, patolog mjeko-ligjor, hetoi vdekjen e Princeshë Diana-s dhe siç shkruan në librin e tij të fundit, thotë se ajo pësoi një “dëmtim tejet të vogël” – një çarje në venë – e cila i shkaktoi vdekjen vetëm ngaqë ndodhej thellë në mushkëri.
“Rasti i Lady Diana-s është aq i rrallë, sa s’kam parë asnjë të ngjashëm gjatë gjithë karrierës sime,” shkruan Shepherd. “Vdekja e Diana-s është shembulli klasik i pyetjes ‘po sikur?’ Po sikur të ishte ulur pakëz më ndryshe në sediljen e parë. Po sikur makina të ishte 5 km/h më ngadalë?”
Aksidenti i vitit 1997 në Paris i mori jetën Princeshës së Wales. E vetmja gjë që do ta kishte shpëtuar ishte tërësisht në dorën e saj: rripi i sigurimit.
“Nëse do të kishte vënë rripin e sigurimit, do të kishte dalë në publik dy ditë më vonë me sy të nxirë dhe ndoshta me krah a brinjë të thyer,” shpjegon Shepherd.
Burimi: Page Six