Dashuri dhe seks

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të tretën!

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2019

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

Psikologët pretendojnë se dashuria endet përgjatë pesë fazave.

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

#1 Dashuri e re

Sapo njohët dikë të veçantë dhe çdo gjë është si në muajin e mjaltit. Ndjeni të bekuarat flutura në stomak për çdo herë që takoheni me të, çdo prekje është elektrizuese dhe çdo puthje magjike. E shihni celularin gjatë gjithë kohës me shpresën se ju ka ardhur një mesazh nga ai/ajo. Thellë brenda vetes e dini që po dukeni disi qesharakë/e, por kujt po i intereson! Eh, si t’jua themi: KENI RËNË NË DASHURI.

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

#2 Qetësi

E ndjeni se gjërat janë bërë serioze dhe e pranoni pa asnjë problem këtë fakt. Këtu çifti kupton se jeta e vërtetë s’është thjesht përkëdhelje dhe flirtim. Përpiqeni të shpenzoni njësoj kohë bashkë si dikur, ndani mendimet dhe ndjenjat tuaja, e pyesni përherë partnerin/en tuaj se si i shkoi dita dhe keni vërtet shumë ineres për përgjigjen e tij/saj. Sidoqoftë, monotonia ka nisur të përfshijë romancën tuaj.

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

#3 Zë vend rutina dhe zhgënjimi

Vazhdoni të ushqeni ndjenja të forta për gjysmën tuaj, ama arrini ta kuptoni se diçka ka ndryshuar. Nuk ndiheni më aq të entuziazmuar kur bëhet fjalë për të shpenzuar kohë së bashku. Përgjegjësitë e përditshmërisë, faturat, angazhimet në punë dhe punët e shtëpisë nisin dhe ngatërrohen me shtegun e romancës suaj, gjë që shpeshherë ju bën të ndiheni ”të mbytur” dhe të pyesni veten nëse bëtë zgjedhjen e duhur. Kjo është periudha më e rrezikshme e një marrëdhënieje dhe nëse ia dilni ta kaloni bashkë, dijeni se ja keni dalë me fazën më të vështirë.

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

#4 Qëndrueshmëri

Në këtë fazë jeni tepër të sigurtë për marrëdhënien tuaj. Nuk supozohet të ndiheni si mbi re (faza #1) por as në mjerim (faza #3). Keni mësuar t’i jepni njëri- tjetrit hapësirë, të respektoni çfarë partneri/ja juaj pëlqen ose jo, i njihni zakonet dhe hobet dhe kuptoni se JO, s’keni pse të jeni dy binjakë siamezë, që rrinë gjithë kohës bashkë. Mund të jetoni si individë të lirë, por pa lënë pas lidhjen tuaj.

5 Fazat e Dashurisë: Vetëm disa çifte e kalojnë të

#5 Angazhim

Nëse keni mbërritur në këtë fazë, përgëzime! Jeni partnerë jete! Nuk ju mungon më faza #1 romantike sepse tashmë jeni kaq rehat me lidhjen tuaj “me këmbë në tokë”. Aq shumë, sa s’mund ta imagjinoni të jetë ndryshe. Në këtë pikë keni kuptuar se çdokush dhe gjithçka ka të meta, ndaj thjesht i anashkaloni.