Celebrity Style

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por pse ka dyshime Rudina Magjistari?

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2019

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por

Në puntatën e emisionit të sotëm, Rudina Magjistari u shfaq e veshur kështu. Kostum-pizhame prej sateni.

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por

Kombinuar me një kanotjere të bardhë, veshja i përshtatej më së miri stilit të Rudinës në ekran, por moderatorja duket se kishte dyshime.

Jo për faktin e dukjes, më shumë sesa “për frikën” se veshja mund të “keqkuptohej” nga audienca.

“E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha se mendova do thonë ‘ka dalë me pizhama’. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit!”- u shpreh moderatorja.

Në fakt, “pizhamet” që vishen në publik janë një prej trendeve më popullore që prej 2 vitesh. Edhe në Shqipëri, vajzat jo vetëm që e kanë përqafuar si trend, por e gjejnë si alternativë fantastike për t’u ndjerë komode.

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por

Cili është sekreti? Kostumet (dhe jo vetëm) në stil pizhamesh mund të vishen si me atlete ashtu dhe me taka për mbrëmje.

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por

Një kostum i tillë (si ai që Rudina Magjistari mban veshur) është vetëm një nga versionet e veshjeve- pizhame dhe duke parë sa i famshëm është ky trend, a duhej Rudina të kishte dyshime të tilla? Mendojmë që jo! 

Kjo veshje është një prej trendeve më të famshme, por

¯\_()_/