Teksa gjendej në një video live chat në Instagram me ndjekësit e saj, Ciara mendoi të lidhej drejtpërsëdrejti me njërin prej tyre. Fati deshi që këngëtarja të surprizonte një vajzë shqiptare, emri i së cilës i bëri përshtypje dhe e shtyu ta pyeste se nga ishte.
Me të përmendur Shqipërinë, Ciara u duk entuziaste:
“O sa mirë!”
“E di ku i bie Shqipëria?” u interesua vajza.
“Po, e kam përafërsisht idenë por nuk kam qenë kurrë.” tregoi artistja.
View this post on Instagram
Biseda zgjati për disa minuta dhe në fund Ciara i kërkoi shqiptares t’i mësonte se si thuhet “bye” (mirupafshim) në shqip.
Kjo nuk është hera e parë që të famshmit tentojnë të flasin apo përshëndesin në shqip. Mjafton t’ju kujtojmë se vite më parë u bë virale një video e Kim Kardashian- it, e cila shprehej:
“Sa bukur Mario”.