KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Përplasja Mentor Haziri- Fifi: Shkak? ‘Psikopatja jote’

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2019

I ftuar së fundmi në “Mirage”, artisti Mentor Haziri tregoi diçka më shumë rreth situatës së vitit të shkuar, ku në “Kënga Magjike 2018” artisti i surprizoi të gjitha duke e votuar këngën konkurruese të Fifit dhe MC Kreshës me vetëm 4 pikë.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit. Stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk ka qenë këngë e keqe, e mirë ka qenë. Fatkeqësisht se di çfarë ndodhi aty edhe me Fifin edhe me Kreshën.” duke shtuar se Kresha pati probleme me kufjen e ndërsa Fifi “thjesht nuk ka qenë në momentet më të mira të mundshme atë natë, ka patur shumë herë, goxha stonatura”.

Më tutje, Mentori theksoi sërish se si këngë e ka vlerësuar por si performancë jo. Ju kujtojmë se në natën e dytë gjysmëfinale, MC Kresha u shfaq i tensionuar në prapaskenë pasi nuk kishte mundur dot të dëgjonte veten gjatë këndimit.

“Nuk kam dëgjuar asgjë. Kam kënduar me imagjinatë.” u dëgjua të shprehej reperi, përmes një videoje që qarkulloi atëherë në internet.

Fifi ndërkohë, tejmase e emocionuar në performimin e një këngë që mundi të pëlqehej sapo u prezantua duket se humbi kontrollin në skenë. Asokohe, të shumta qenë komentet e fansave që e konsideruan performancën zhgënjyese.

Haziri ceku po ashtu edhe pjesën e vlerësimit në "Kënga Magjike" duke mos rënë dakord me përcaktimin e fituesit përmes pikëve të dhëna nga vetë artistët.

"Aty është një fenomen tjetër që e mundon artistin. Nuk mendoj se artisti duhet ta votojë artistin, duhet të ketë një juri."

Nisur nga deklarata e Mentorit, Fifi ka reaguar pak orë më parë përmes këtij postimi në Instagram Story:

“E para, po më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës “Psikopatja Jote”. Më vjen prapë keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë. Është pak ulje që ti sot të dalësh edhe të thuash janë marrë vesh artistët për punë pikësh, kur edhe ti besoj je ndër ata që ke bashkëpunuar. Po më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë. Mbi të gjitha je mashkull. Po më vjen keq që ke marrë 3 vjet pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i kanë ndërruar rregullat. Yhyyy ka kohë, nuk mbahet mend prej kur “Kënga Magjike” ka votuar me juri.”

Më tutje vazhdon:

“Shyqyr Zotit që kam stonuar, shyqyr Zotit që kemi patur probleme.. po një gjë e ke harruar ta cekësh. Bashkë me 3000 veta në sallën e Pallatit të Kongresev e e kënduam këngën unë e Kresha.... kemi stonuar bashkë me krejt shqiptarët që kanë qenë aty dhe me ata që e kanë ndjekur festivalin nga televizori..., “sepse kënga jonë nuk ka qenë e keqe”! Juria mbase edhe të ka vlerësuar për saktësinë tënde vokale, por kënda ime me Kreshën edhe e Florit që fitoi po dëgjohen  e këndohen prej publikut. Pasi dole e fole edhe mua po më vjen keq që shumë këngë më të mira nuk kanë hyrë në finale. Nesër ti ZOTËRI I DASHUR, po të bëhet festivali me juri prapë do thuash për këngët më të dëgjuara te festivalit që SHKUAN EDHE E KORRUPTUAN JURINË. Po një gjë mbaje mend; publikun i dashur arstist nuk e korrupton dot. “

MOS I HUMBISNI