Në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike” ishte radha e Fifit dhe Mc Kreshës për të performuar live këngën pjesëmarëse “Psikopatja jote”.
Këngëtarja u ngjit në skenë dhe nën atmosferën vezulluese, magjinë e gjysmëfinales dhe pritshmërinë e jashtëzakonshme që publiku pati për të dhe këngën, u duk se artisten e mundën emocionet. Arriti deri aty sa performanca u konsiderua zhgënjyese dhe vetë ndjekësit e saj e cilësuan katastrofë.
Në fakt është e kotë të vihen në dyshim aftësitë e këngëtares, qoftë sikur të nisemi edhe nga një argument i vetëm: performancat e saj të përjavshme në “Shiko kush Luan”.
E gjitha qëndron te vetëkontrolli dhe emocionet: ato të hedhin lart, po ato të ulin poshtë. Besoj më kuptoni ku dua të dal. Është njësoj si të dështosh në një provim madhor, në lëndën që t’i përvetëson më mirë. Dhe ky është momenti ku pika jote e fortë shndërrohet në e dobët.