KESHILLA PER BLERJET TUAJA
High Tech

Ndryshim historik nga NASA: Personi i parë në Mars – një grua!

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Me shumë gjasë, personi i parë që do të mbërrijë në planetin e kuq do të jetë një grua.

Së fundmi, i ftuar në emisionin radiofonik shkencor “Science Friday”, kreu i NASA-s, Jim Bridenstine, ngriti dyshime duke thënë se “me shumë gjasë, personi i parë në Mars do të jetë një grua”.

Bridenstine nuk zbuloi ndonjë emër të caktuar, por tha se gratë kanë më shumë mundësi. Ai gjithashtu iu përgjigj me një “absolutisht” pyetjes në Twitter se “a do të përfshihen gratë në udhëtimet e ardhshme hapësinore në Hënë?”.

Në fakt, theksoi se personi tjetër që do të udhëtojë drejt Hënës do të jetë grua.

“Këto janë ditë të mëdha,” – u shpreh Jim Bridenstine.

Anne McClain

Së shpejti astronautet Anne McClain dhe Christina Koch do të udhëtojnë së bashku në hapësirë.

Christina Koch

Në vitin 1976, për herë të parë, NASA pranoi gjashtë gra në trupat e astronautëve, ndërsa sot, ato përbëjnë rreth 34% të gjithë astronautëve aktivë.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI