Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Urani, planeti i kreativitetit dhe risive do të vendoset në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të privatësisë, duke ndikuar tek imagjinata. Shtëpia e dymbëdhjetë është konsideruar si një vend i vetmuar, prandaj që tani dhe në vitet në vazhdim do ta bëni punën më mirë kur të punoni vetëm, në distancë me të tjerët. Do të keni kohë për të dëgjuar zërin tuaj të brendshëm.

Kjo energji nuk do të jetë e shkurtër, sepse ndikimi i Uranit në shtëpinë e dymbëdhjetë do të jetë për gjashtë vite. Nëse planifikoni të punoni me një projekt kërkimi, të shkruani një tezë apo të publikoni një libër, do të keni gjithë planetet në ndihmë.

Fillimi i Marsit do të shënojë kohën më të mirë të vitit 2019 në lidhje me karrierën. Hëna e Re më 6 mars do të vendosë të gjitha në lëvizje duke rritur profilin tuaj. Dielli, Hëna e Re dhe Neptuni në shtëpinë tuaj të dhjetë të dekoratave, çmimeve dhe arritjeve do të sigurojë që emri juaj të njihet në TV, internet, media të shkruar etj. Neptuni rregullon imazhin.

Do t’ju telefonojnë në lidhje me disa mundësi, të cilat keni kohë që i ëndërroni. Me gjasë do të preket talenti juaj krijues. Dikush prapa skenave ose dikush me të cilin keni bërë biznes në të kaluarën do t’ju kontaktojë. Një projekt i veçantë do të ndërtohet dhe do të sjellë lajme emocionuese.

Dashuria duket e mrekullueshme dhe premtuese ndikuar nga Hëna e plotë më 20 mars. Nëse s’jeni fejuar për Krishtlindje ose Shën Valentin, ka gjasë të ndodhë më 20 mars. Afërdita do të lidhet me Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit, kështu që nëse dilni me dikë ose mendoni që keni gjetur personin e zemrës, një propozim martese është afër. Mbani mend që Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5-28 mars. Sado emocionuese të duken gjërat, mos bëni plane përfundimtare derisa Mërkuri të mos jetë më në prapavijë.

Nëse je beqar/e, Hëna e re mund t’ju prezantojë me dikë interesant dhe ka të ngjarë që të ndodhë në një festë ose gjatë pushimeve. Kjo Hënë e plotë do të ishte koha ideale për t’u larguar për disa ditë. Merrni pushim fundjavën 21-24 mars.

Gjithashtu mund të përfundoni një projekt të rëndësishëm brenda 20 marsit. Nëse ndodh, kompesimi që do të merrni do t’ju pëlqejë. Në romancë ose kreativitet, duket se fitoni shumë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Së fundmi, keni qenë në një stres të madh, kështu që ka mundësi të bëni një udhëtim të largët, i cili do t’ju bëjë mirë. Këtë muaj, Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5-28 marsi, kështu që asgjë interesante nuk do të ndodhë në zyrë gjatë muajit. Përjashtim bën fakti që një klient i mëparshëm mund të kthehet, ose një projekt interesat i disa muajve më parë mund të bëhet realitet.

Tani që keni Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit në shtëpinë e gjashtë të detyrave dhe punës, projektet do të vinë tek ju më lehtë se kurrë.

Në tërësi, një udhëtim do të ishte një ide e mirë. Nëse keni një partner, mund të shkoni së bashku, por kjo nuk është absolutisht e nevojshme. Mund të qëndroni edhe vetëm në një dhomë hoteli, të bëni ç’të doni pa qenë nevoja për “protestat familjare”. Largimi nga jeta e përditshme mund t’ju bëjë shumë mirë.

Zgjidhni një vend me klimë të ngrohtë, afër detit, pasi Hëna e Re dhe Neptuni te Peshqit do t’ju bëjë të përjetoni një përvojë qetësuese. Bëhet fjalë për një udhëtim personal dhe jo biznes.

Lëvizja e Uranit të paparashkuar te Demi është një lajm i mirë. Do të ketë një efekt të dyfishtë – në karrierë dhe jetë sociale. Urani rregullon energjinë. Miqtë e rinj do të jenë kreativë dhe do të ndikojnë shumë në jetën tuaj. Urani rregullon çështjet humanitare, bamirëse. Kështu që mund të përvishni mëngët dhe të bëni detyrën tuaj për një botë më të mirë.

Hëna e plotë më 20 mars do të bëjë që një çështje familjare drejt një përfundimi. Mund të përpiqeni që të organizoni evente argëtuese për miqtë dhe familjarët në shtëpi. Ose mund të bëni plane më ambicioze, por shtyjini ato deri në prill, pasi Mërkuri shkon në prapavijë (5-29 mars). Mërkuri në prapavijë konsiderohet si një kohë jo e favorshme për marrëveshje. Mos nënshkruani asnjë kontratë këtë muaj.

Duhet thënë se Afërdita, e vendosur në sektorin e shtëpisë, do të jetë në pozicion të shkëlqyer me Jupiterin. Pra, mund të shisni mobilje ose sende të tjera që nuk ua ndjeni më nevojën. Me Mërkurin në prapavijë gjërat mund të shkojnë keq, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Megjithatë, në plan të përgjithshëm keni një muaj shumë pozitiv. Mendoni për jetën private. Prilli do të vendosë në vëmendje karrierën, por do të jeni më pak të stresuar se këto vitet e fundit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.