Celebrity Style

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2019

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!

Mbrëmjen e djeshme, u mbajt në Londër “BRIT Award 2019”, një nga eventët më të rëndësishme të muzikës dhe sigurisht, Dua Lipa s’mund të mos shkëlqente.

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!

Orë më parë ajo rrëmbeu çmimin “Best Single” për këngën “One Kiss”, bashkë me Calvin Harris. Përpos faktit që 23-vjeçarja është shndërruar padyshim në divë, çfarë  konfuzoi njerëzit ishte fustani që mbante veshur gjatë ndarjes së çmimeve.

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!

Dua u shfaq me një fustan blu të shkurtër, me motive yjesh e ndërsa në pjesën mbrapa përfundonte me një fjongo gjigande. Gjëja e parë që na shkoi ndër mend ne, ishte flamuri i Kosovës.

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!
Flamuri i Kosovës

Kujtojmë që pak ditë më parë Kosova festoi Ditën e Pavarësisë dhe pse jo, Dua e cila shprehet gjithnjë me krenari për prejardhjen e saj të jetë veshur jo pa qellim kështu.

Nga ana tjetër, portalet e huaja mendojnë gjithashtu që fustani i Dua-s simbolizonte diçka, por jo flamurin kosovar. Sipas tyre, fustani i Dua-s ngjan shumë me flamurin Europian dhe në fakt po...

Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës, por pse?!

Shumë nga fansat mendojnë të njëjtën gjë.

“Praktikisht, Dua ka marrë flamurin Europian dhe e ka veshur si fustan.”- shkruan dikush.