Një javë më parë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Nertila Koka u shndërruar zyrtarisht në vlogger- e me hapësirën e saj “Le të gatuajmë me Nertila Koka”.
Artistja vendosi të ndante pasionin e saj për gatimin me këdo që kërkon të mësojë diçka më shumë rreth përgatitjes së ushqimeve të shijshme. Kështu, për momentin mund të mësoni nga Nertila se si gatuhet buka:
dhe supa e peshkut:
Nertila Koka lindi në Tiranë, 1966- n për të vazhduar përgjatë viteve një karrierë të suksesshme muzikore.
Në dhjetor 1986, Nertila Koka merr pjesë në Festivalin e 25-të në RTSH me këngën "Dy gëzime në një ditë".
Në dhjetor 1990, David Tukici dhe Nertila Koka marrin pjesë në Festivalin e 29-të në RTSH me këngën "Sagapo - Të Dua".
Po kështu, Koka ka luajtur edhe në disa filma si “Duaje emrin tënd” apo “Apasionata”.