TV Mania

Saimir Kodra hedh poshtë deklaratat e ish-velinës!

14 Shkurt 2019

Saimir Kodra hedh poshtë deklaratat e ish-velinës!

Largimin e saj nga programi “Stop”, Alesia Bami e shoqëroi me disa deklarata të njëpasnjëshme. Fillimisht, ish-velina tregoi se është hequr nga puna vetëm me një sms, e ndërsa pas reagimit të televizionit Klan, Alesia tha se nuk kishte punuar kurrë me kontrate dhe se Kodi i Punës nuk respektohej.

Saimir Kodra hedh poshtë deklaratat e ish-velinës!

Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit investigativ, ishte Saimir Kodra ai i cili ndonëse nuk përmendi emra, theksoi se balerinat punojnë sipas rregullave, me kontratë dhe siguracione.

Saimir Kodra hedh poshtë deklaratat e ish-velinës!

Gjatë një njoftimi për të ftuar të gjitha vajzat që dinë të kërcejnë,të paraqiten për të qenë pjesë e “Stop”, ai i kushtoi vëmendje faktit se aty, balerinat punojnë në bazë të një kontrate, si për të hedhur poshtë deklaratat e ish-velinës.