Për mendimin tonë

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2019

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

Në kohën e internetit dhe smartphone-ëve, emisionet e kanë humbur vëmendjen e dikurshme ose përgjithësisht shihen me skepticizëm. Megjithëse për fat të mirë, ka ende disa programe interesante që meritojnë vëmendjen tonë.

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

Rezart Aga, autor i disa programeve të suksesshme si Big Brother, The Voice of Albania, MasterChef, MasterChef Junior së fundmi, solli një tjetër program tërheqës që të mban mbërthyer para ekranit. Emisioni “N’Kokë” më pak fjalë mund të konsiderohet një show dhuaratash dhe çmimesh të mëdha.

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

Përgjithësisht nuk jam ndonjë ndjekëse e flaktë e programave me lojra dhe sfida, megjithëse s’mund të mos e përmend suksesin e “Kutia e Fundit”, ku të gjithë si familje përfshiheshim për të gjetur se ç’shifër do të ishte brenda kutisë.

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

Pak a shumë e njëjta frymë bashkëpunimi përcillet edhe në programin “N’kokë”, që drejtohet po nga Enkel Demi.

Ky emision në RTSH meriton medoemos vëmendjen tonë

E veçanta e emisionit lidhet me faktin se për të fituar shuma të konsiderueshme parash dhe produkte që për xhepin e një familjeje mesatare janë të shtrenjta, të duhet të bësh vetëm një gjë: t’i afrohesh çmimit real të produkteve që shfaqen në rubrikat e emisionit. Nëse i bie n’kokë, aq më mirë për ty!

“N’kokë”, një prodhim i Club Production, referuar idesë, skenografisë, mënyrës së ndërtimit të emisionit, moderimit spontan të Kelit etj, është i ngjashëm me programet e Rai.

Në një moment krize në televizion, ku rëndom emisionet bëhen “për hir të lajmit”, “N’kokë” tërhoqi një audiencë të madhe duke u kthyer tek spektakli i thjeshtë, klasik, argëtues dhe gjithëpërfshirës. Ah, në të njëjtën kohë, edhe me shumë para për të fituar!

“N’kokë” transmetohet çdo të hënë në RTSH1, ora 20:30.