Pas përdhunimit tronditës të 13-vjeçares nga Kavaja, një tjetër rast po kaq shqetësues ndodhi me një 16-vjeçare nga Kosova.
E mitura nga Drenasi është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj dhe jo vetëm. Përdhunimi duket se ka vazhduar edhe nga ai që supozohej ta ndihmonte, efektivi i policisë.
Sipas Balkan Web, thuhet se ka dyshime që ky i fundit të ketë abuzuar për më shumë se 1 vit me vajzën,të cilën e ka lënë dhe shtatzënë, duke e detyruar më pas të kryejë abort.
Vajza, i ishte drejtuar autoriteteve për të denoncuar mësuesin dhunues, ndërkohë që përballet me një tjetër abuzues.
Pasi kishte marrë deklaratën, hetuesi kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe më pas e kishte shantazhuar për të kryer marrëdhënie me të.
E ngarkuar psikologjikisht, e mitura kishte tentuar edhe t’i jepte fund jetës!