Showbiz dhe TV

Ku do ta shohim tani Viola Spiron?

6 Shkurt 2019

Ku do ta shohim tani Viola Spiron?

Së shpejti, Viola Spiron do ta shohim në Klan Plus! Largimin nga “RTSH-ja”, moderatorja e sportit e ka konfirmuar për revistën Who, duke shtuar se i është bashkuar një tjetër skuadra, asaj të Klan Plus.

Por cili është projekti i ri?! Padyshim, fusha në të cilën Spiro e gjen veten më mirë është sporti dhe duket se për një kohë të mirë do ta shohim të fokusuar aty.

"Stafi i RTSH-së është ndër më të mirët me të cilët kam bashkëpunuar. Pas 2 sezonesh të Europa League dhe një botërori shumë të suksesshëm në RTSH, vendosa të pranoj ofertën e Klan Plus që do pasurohet me programe. Unë do të kem hapësirën time tek sporti. Do të jem çdo ditë live pas edicionit të lajmeve, me studio ‘Sport Plus’ ku do përcjell çdo lajm dhe ngjarje sportive me të ftuar.”

Ku do ta shohim tani Viola Spiron?

Viola shtoi se programi i ri sportiv do të jetë i ngjashëm me ato që transmetohen në “Sport Mediaset”

“Në fushën e sportit kam mbi 5 vjet dhe e kam me shumë dëshirë të qëndroj vetëm tek ky format!”-përfundoi moderatorja.