Shqipëria

Tronditet Kavaja: 7 djem përdhunojnë një vajzë 13-vjeçare

4 Shkurt 2019

Tronditet Kavaja: 7 djem përdhunojnë një vajzë

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes ka shokuar opinionin publik në Kavajë, ku nxënësit e një shkolle 9-vjeçare kanë përdhunuar sistematikisht një të mitur 13-vjeçare. Rasti u bë publik pas një denoncimi në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në mesin e 7 djemve që kanë përdhunuar 13-vjeçaren mësohet se janë edhe dy gjimnazistë. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për Balkan Web se të miturit e kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ata janë shprehur se e merrnin atë në shtëpi pas përfundimit të shkollës. Ditën tjetër e merrte një djalë tjetër kur prindërit ishin në punë. Mësohet se djemtë i bënin presion me një video të ruajtur në telefon.

Policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare dhe drejtoreshën e shkollës, por ato kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të ngjarjes.

Nisur nga dëshmitë, pritet që prokuroria të kërkojë arrest me burg për shtatë të arrestuarit.

Burimi: Balkan Web