TV Mania

Prit, çfarë? Adelina Ismaili i jep fund karrierës në muzikë

3 Shkurt 2019

Prit, çfarë? Adelina Ismaili i jep fund karrierës në

Kënga e fundit e Adelina Ismailit u publikua në prag të ndërrimit të viteve. “Sa 1000 engjuj’ me muzikë nga muzikanti francez Frédéric Chateau dhe tekst të vetë Adelinës është një dedikim kushtuar të birit, vogëlushit Uliks.

E ftuar sot në “E Diell” fill pasi performoi për pak sekonda me Fjoralba Ponarin në skenë, këngëtarja deklaroi se “kënga për Uliksin është e fundit dhe ka mundësi që të jetë e fundit për publikun…”

Por prisni, ka ende shpresë. Pasi publiku u habit dhe shpërthyen reagimet, Adelina u gjend ngushtë dhe tha se “gjithçka është relative, nuk e di..”

Ju kujtojmë qe këngëtarja, përpos faktit që u përlot teksa shihte disa pjesë nga koncertet e shumë viteve më parë, rrëfeu në mënyrë të sinqertë për xhelozinë, karrierën, mëmësinë dhe jo vetëm.