Vip Vanity

Përditësim: Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është më një dështim

31 Janar 2019

Përditësim: Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është më

Përditësime të rëndësishme mbi tatuazhin e dështuar të Ariana Grande-s: U rregullua! Dhe nëse s’e dini për çfarë po flasim, ju bëjmë me dije se këngëtarja bëri tatuazh dy simbole kanji që përkthehen në “zgarë e vogël me qymyr” me idenë se përktheheshin në “7 rings”.

Situata është sigurisht qesharake dhe Ariana kërkoi ndihmën e mësueses së saj të japonishtes, e cila i tregoi cila është trajta e saktë e simboleve që përkthehen në “shtatë unaza.”

Përditësim: Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është më

Rrjedhimisht, tatuazhi u rregullua në mes të natës, me ndihmën e anestezisë lokale. Dhimbja në pëllëmbë është e papërballueshme, pasi duart janë shumë të ndjeshme.

Ky ishte plani fillestar i dizajnit të ri. 

Përditësim: Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është më

“Tani është pak më mirë. Falenderoj mësuesen time që më ndihmoi dhe Kanen Vasard, sepse është legjendar. Gjithashtu falenderoj doktorin për lidokainën. U prehsh në paqe zgarë e vogël me qymyr. Më ka marrë malli për ty. Ishe e lezetshme,” shkruan ajo mbi foton e tatuazhit të ri dhe të përmirësuar.

Përditësim: Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është më