Diçka më shumë se një javë më parë, u shpërnda më shpejt se vetë shpejtësia e dritës lajmi se me shumë mundësi kishte lindur apo po lindte një romancë mes Naomi Campbell- it dhe Liam Payne- t.
Shkak u bënë disa komente si nga ana e supermodeles edhe nga këngëtari, të cilat reflektuan dukshëm shkëndijat dhe flirtin mes tyre.
Siç duket, nuhatja e pagabueshme e ndjekësve kishte të drejtë. Dyshja u pa mbrëmjen e kësaj të hëne në Londër!
Po, të dy bashkë!
Ju kujtojmë se në korrik të 2018- s, Liam Payne i dha fund bashkëjetesës me partneren e tij Cheryl, me të cilën ka një djalë 2- vjeçar.