KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Dyshja mund të jetë çifti i radhës dhe mos u habisni fare!

21 Janar 2019

Pa marrë ende mirë veten nga lajmi se Brad Pitt dhe Charlize Theron mund të jenë në një lidhje, dëgjojmë për kombinimin e radhës.

Naomi Campbell dhe Liam Payne mund të jenë çifti më i ri i shoëbiz-it. Ndonëse deri më tani nuk ka asgjë konkrete mes dyshes, shkëndijat mes tyre kanë qenë aq të dukshme sa zërat s’po pushojnë!

Të premten, supermodelja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një selfie dhe padyshim dukej një mrekulli. Kaq ju desh Liam-it, për të flirtuar hapur përmes një komenti, që nëse nuk është flirtues nuk e dimë çfarë është.

“Perfeksioni në një person të vetëm. Mos më shih me ata sy...”- shkruan këngëtari.

Në fakt, komenti që lexuat më lart nuk është prova e parë që tregon se Liam dhe Naomi flirtojnë hapur në Instagram.

Në një foto që ky i fundit postoi pak ditë më parë, Campbell shkruan: “Shpirt i bukur!”

Sigurisht, të tilla komente mund të mos tregojnë asgjë, por që mes 48-vjeçares dhe 25-vjeçari ka kimi, kjo është lehtësisht e lexueshme.

Në korrik të 2018-ës, Liam Payne i dha fund bashkëjetesës me partneren e tij Cheryl me të cilin ka një djalë 2-vjeç.

MOS I HUMBISNI