Fundi i janarit duket se e ka gjetur të menduar Lori Hoxhën, e cila ndau disa konstatime me ndjekësit e saj në Instagram.
Pak orë më parë, ajo postoi këtë foto:
“Shoqëria jonë: ji vetvetja, por mos e tepro!” – në fakt, sado paradoksale të ngjajë, Lori e di që kjo është e vërteta e hidhur.
Nuk kaloi shumë dhe kaloi në postimin e radhës...Lori Hoxha nuk ka ndërmend të marrë pjesë në sfidën më të famshme të Instagram-it, #10yearchallenge, për një arsye të thjeshtë.
“Nuk arrita deri në këtë pikë të jetës time për të postuar foto të miat nga 2009-ta.”- shkruhet në foto, e ndërsa Lori shton: “Kam ecur shumë për t’u bërë pjesë e kësaj gracke.”
Ndonëse autoironia e Lorit është dukshëm në sensin e shakasë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente me të njëjtën fjalë kyçe: “operacionet plastike!”
Dhe pas gjithë “luftës” mes komentuesëve, ç’bëri Lori?
Me siguri i lexoi dhe ja story i radhës!
"Zyrtarisht, po lë Instagram-in. Si shumë kohë harxhoj këtu. Kujdesuni të gjithë. Kthehem pas 15-minutash!"
Do të heqë dorë nga Instagram-i. Rikthet pas 15 minutash!