Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë për këtë vit. Në turneun Grand Prix, zhvilluar në Tel Aviv, Izrael, ajo mposhti izraeliten Gili Cohen.
U deshën vetëm 35 sekonda që Kelmendi të vërtetonte forcën e saj e të mposhtte konkurrenten. Fillimisht, në raundin e dytë, ajo u ndesh me gjeorgjianen Tetiana Levitska Shukvani, më pas, në çerekfinale me zviceranen Fabien Koher.
Gjithashtu, në të njëjtin turne merr pjesë edhe një tjetër sportiste kosovare, Loriana Kuka, e cila do të garojë po në xhudo sot, të premen. Kelmendi i përket kategorisë 52 kilogramë, ndërsa Kuka, 78 kilogramë.
Burimi: Top Channel