Ndarja e Kate Middleton dhe princit William, na vërtetoi që edhe çiftet model, kanë periudhat e tyre të këqija. Për ta, ajo kohë ishte në fillimet e lidhjes, por gjithsesi tek princesha ka lënë jo pak gjurmë.
Në 2007-ën, princ William mendoi që më e mira do të ishte që të merrnin një pauzë nga lidhja dhe kështu planifikoi disa pushime të mira vetëm me djem në Greqi. Këtë, do ta shfrytëzonte gjithashtu si kohë për të qenë larg Kate-it.
Katë asokohe kishte filluar t’i kërkonte princit se ç’do të bëhej me lidhjen e tyre, pasi kishte dyshime çfarë e priste dyshen pas përfundimit të shkollës. Por nga i lindnin dyshime të tilla?
Duket, se një prej gjërave që e besdiste më shumë princeshën ishte shoqëria e princit me një trashëgimtare të quajtur Anna Sloan.
Ai dhe Anna kishin shumë gjëra të përbashkëta dhe natyrisht kjo e shqetësonte Kate-in, duke menduar se marrëdhënia e tyre mund të merrte në çdo moment nota romantike.
Thuhet, se kur Anna vinte për të takuar princ William, Kate dyshonte se mos bashkëshorti i saj kishte ndjenja për 22-vjeçaren e atëhershme.
Gjithsesi, mes tyre nuk ndodhi kurrë asgjë dhe ajo u martua me Eddie Smith dhe bashkë ishin të ftuar në dasmën madhështore të Kate dhe William-it.