Këtë të shtunë në “Pop Culture” do të jetë e ftuar moderatorja Arjola Shehu. Në klipin përmbledhës të emisionit, shpërndarë nga Kelvi Kadilli, dëgjohet se si ky i fundit e pyet Shehun nëse ka fjetur me ndonjë personazh të njohur shqiptar.
Si iu përgjigj Arjola pyetjes do thoni ju?
“Jo me një, por me dy personazhe të njohur shqiptarë.”
Me të drejtë lindën dyshime nëse Shehu kishte fjetur gjumë (nëse po me cilët/cilat?)
apo kishte fjetur fjetur (përsëri me cilët/cilat?)
Duket se e gjitha ka qenë veçse një lojë e montazhit, të paktën kështu shkruan Shehu në Instagram- in e saj.
"Shaka Shaka. Montazh Kompromentues."