Instagramming

Albërie Hadërgjonaj sqaron deklaratën për Aurela Gaçen dhe Flor Mumajesin

14 Janar 2019

Albërie Hadërgjonaj sqaron deklaratën për Aurela

Deklarata e Albërie Hadërgjonajt në emisionin Oxygen ku ndër të tjera foli edhe për sistemin e pikëve në “Kënga Magjike” ishte shumë e qartë dhe e kuptueshme, megjithëse siç duket është abuzuar me fjalët e saj, prandaj edhe këngëtarja vendosi të reagonte në Instagram.

“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyra si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te ‘Kënga Magjike’ kanë kolegët këngëtar që janë pjesëmarrës dhe kanë më shumë probabilitet që të fitojnë!
Në fakt, kjo s’do të thotë që nuk i vlerësoj dhe i dua! Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e votimit asnjëherë. Kaq!
Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është artiste!”

Albërie Hadërgjonaj sqaron deklaratën për Aurela

Shkurtimisht, Albëria tha ndër të tjera:

"Unë nuk kam shkuar më se pse nuk dua të fyej asnjë këngëtar, por Aurela Gaçe merr me vete pesë këngëtarë që punojnë te lokali i saj, 4-5 shokë. Flori Mumajesi ka konkurrentë aty 5-6 këngë që i ka kompozuar vetë. Normalisht, si do fitoj unë? Është mes miqsh. Nuk ka asgjë të keqe. Se i kam të dy miq dhe i dua shumë, por dua të them se nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, ç’dua unë? Jo se ka ndoshta këngën më të mirë, por se i ka 4-5 artistë të vetët. Normalisht, është dhe artiste e jashtëzakonshme, e mahnitshme. Edhe Flori këtë vit, kishte 5-6 kompozime të vetat, të gjithë i dhanë maksimumin e pikëve atij.”

Mënyra e votimit ka ngjallur gjithnjë debat fill pas përfundimit të “Këngës Magjike”, ndaj kjo mënyrë e të votuarit nuk do të zgjasë më, të paktën jo në edicionin e 21- të!

Ardit Gjebrea njoftoi ndjekësit në fillim të janarit se edicioni i ardhshëm do të vijë me risi në votim.

“Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në Finale! Edicioni i 21- të do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët + Vota e publikut në Internet + Vota e Jurisë New Artist.”

Kjo risi është pëlqyer nga pjesa më e madhe e njerëzve në sondazhin e Anabel.al.

Albërie Hadërgjonaj sqaron deklaratën për Aurela