Ndryshim drastik në ‘Kënga Magjike 2019’!

 Read in English

“Kënga Magjike 2018”, fitues i së cilës qe Flori Mumajesi me “Plas” u karakterizua nga një sistem fare i thjeshtë votimi, ku vendi i parë u përcaktua nga vetë artistët.

Por kjo mënyrë e të votuarit nuk do të zgjasë më, të paktën jo në edicionin e 21- të! Përmes një postimi në Instagram, Ardit Gjebrea ka lajmëruar ndjekësit se “Kënga Magjike 2019” do të rezervojë një risi përsa i përket votimit.

 “Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në Finale! Edicioni i 21- të do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët + Vota e publikut në Internet + Vota e Jurisë New Artist.

Kanita me "S'jemi ne"

Një formulë e tillë pretendon të jetë më e drejtë dhe në koncept më e ndershme.

 

Artikuj të ngjashëm