21 maj- 20 qershor
Planeti udhëheqës: Mërkuri
Elementi: Ajër
Me të ardhur 2019- a do të shihni se si bashkëpunimi me të tjerët do të rezultojë në rritje dhe përfitime personale. Kaq e theksuar është tendenca juaj për t’u bashkuar me të tjerët, sa Jupiteri, planeti i gëzimit dhe pasurisë ju konsideron si shenja më e prirur për t’u martuar gjatë këtij viti. Nëse martoheni para datës 2 dhjetor 2019 dijeni se do të keni zgjedhur periudhën më të mirë (në më shumë se një dekadë) për të kurorëzuar dashurinë- një martesë e lumtur dhe e frytshme ju pret!
Nëse jeni tashmë të martuar, pritet që partneri juaj të vetëpërmirësohet, nga ku sigurisht edhe ju do keni përfitimet tuaja. Më shumë para nënkuptojnë më shumë mundësi zgjedhjeje për ju; pse jo një udhëtim magjik së bashku, një shtëpie e re, fëmijë, me pak fjalë, pafund mundësi të reja! Lajme shumë pozitive ju presin përsa i përket aspektit profesional. Përgjithësisht Binjakët punojnë në një rreth të ngushtë, mundësisht një person të vetëm, me të cilin lidhen tejmase shumë. Nëse punoni me talente ose klientë pritet që një person i afërt me ju të mund të shndërrohet në yll dhe të dy së bashku do të shkoni larg. Pritet të krijoni një skuadër të fuqishme në punë, ndaj përgatituni për alenaca nga më të ndryshmet: mund të bashkëpunoni me një shkrimtar, redaktor, menaxher, agjent shitjesh e të tjerë.
Në 2019- n nuk ka dyshime që të punuarit bashkë do të jetë çelësi i artë i suksesit, ndaj mos u përpiqni t’i bëni gjërat vetë, kur në fakt do t’ju gjenden pranë shumë specialistë, të gatshëm për t’ju ndihmuar. Firmosni një kontratë serioze dhe dëgjoni këshillat e personit të specializuar. Nëse jeni vetë ju ky i fundit, kini besim- Do t’ja dilni mbanë, ose më mirë të themi: Do bëni magji bashkë! Historia është e tejmbushur me bashkëpunime të famshme- Paul McCartney dhe John Lennon; Steve Jobs dhe Steve Wozniak; bashkëpunime që e bënë botën një vend më të mirë. Gjithë këto fjalë rreth bashkëpunimeve mund t’ju surprizojnë pasi 3 vitet e fundit keni patur probleme serioze me partnerët, nga dhjetori i 2014- s te dhjetori i 2017- s. Por jo më!
Devijojmë për pak nga tema për t’ju treguar se ky vit është koha ideale për të mbjellur farën e projekteve dhe marrëdhënieve të reja; kohë që do të përfshijë një cikël 2- vjeçar, pas të cilit do të mund të mblidhni frytet e dëshiruara.
Përqëndrohemi për pak te vetja. Periudha 8 qershor- 3 korrik 2019 është mëse e favorshme për t’i kushtuar vëmendje dhe para pamjes suaj. Zbardhim dhëmbësh, vendosje veneers- ash apo rroba të reja. Shumë grave të shenjës së Binjakëve mund t’u lindë dëshira për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, mënyrën e veshjes ashtu siç mund të vendosin për të ndërmarrë një ndërhyrje kirurgjikale plastike.
Muaji vezullues që do t’ju sjellë hare dhe romancë pritet të nisë që nga fundi i shtatorit, saktësisht nga 28 shtatori. Nëse e keni gjetur dashurinë e jetës, kjo periudhë do të shoqërohet me flakë të gjallërishme pasioni, ku ju do të jeni të gatshëm t’i jepeni me mish e me shpirt personit që keni në krah. Përgatituni t’i gëzoheni një eventi fantastik apo një aventure me shpirtin binjak.
Financat janë shndërruar në fokusin tuaj kryesor, madje më shumë nga ç’mund ta mendoni. Dijeni se këtë vit, pasi të përballeni me një lum pagesash do mësoni t’i menaxhoni paratë në një mënyrë shumë më të sofistikuar, ndonëse mendonit se ju tanimë dinit ta bënit këtë gjë.
Le të rikthehemi te karriera dhe të shohim se kur është koha e favorshme për të bërë një hap të ri, që padiskutim do të ndikojë në influencën dhe statusin tuaj. Momenti juaj më i mirë i 2019- s në fushën profesionale do të vijë me hënën e re të marsit, më saktë më 6 mars (+10 ditë). Është ora juaj për t’i mundësuar vetes një ngritje në detyrë apo një detyrë të re. Përgatituni të intevistoheni në televizion, të bëheni pjesë e një filmi apo të fotografoheni vazhdimisht nga media të ndryshme. Nëse punoni në një fushë artistike, filmi, ekspozita apo libri juaj do vlerësohen jashtëzakonisht shumë.
Mund t’ju lindë nevoja për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale por mos u shqetësoni- Gjithçka do të shkojë me sukses! Megjithatë të papriturat nuk mbeten me kaq. Mund të zbuloni se një personi të cilit i keni besuar verbërisht (në punë), ju ka mashtruar me paratë dhe zhgënjimi që do të pësoni është tejmase i rëndë. Po kështu mund t’ju duhet të paguani një shumë të cilën nuk e kishit llogaritur fare!
Në korrik do të fitoni shuma të mëdha parash, por ashtu siç do të vinë edhe do ikin, ndaj bëni kujdes. SHTRËNGONI PAK DORËN!
Fundi i vitit ka rezervur vetëm të mira për ju. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, 2 ditë pas Krishtlindjeve, më 27 dhjetor do të vijë edhe dita juaj më me fat e vitit. Shanset që këtë vit të njihni njeriun e duhur janë të mëdha. Këtë vit mund të jetoni romancën e jetës!
Pra Binjakë: më shumë para, udhëtime të shpeshta (jo fort larg vendit ku banoni), dashuri dhe qejf. Ç’doni më shumë?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.