Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Demi

11 Janar 2019

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Demi

20 prill – 20 maj

Planeti udhëheqës: Afërdita

Elementi: Tokë

Do të nisni një periudhë shumë emocionuese të jetës suaj. Urani, planeti i risive, përçarjeve, kreativitetit, rebelimimit, pavarësisë dhe ndryshimeve të papritura, do të hyjë në shenjën e Demit në 6 mars dhe do të qëndrojë aty për 7 vite, deri në prillin e 2026-s. Kjo është hera e parë që Urani vendoset në shenjën tuaj. Atij u duhen 84 vite për një rrotullim rreth Diellit dhe kalon 7 vite në çdo shenjë. Pra, ka që prej vitit 1934 – 1942 që nuk është në shenjën e Demit.

Gjatë kësaj kohe do të keni një periudhë me kreativitet të lartë. Ndonjëherë, mund të mos ja keni idenë sesi mundët që të sillni ide brilante ose t’i jepni zgjidhje situatave të ndryshme pasi idetë kreative dhe imagjinare do të burojnë së brendshmi.

Do të ndjeni një nevojë të fuqishme për të qenë i pavarur dhe për të dhënë kontributin tuaj në shoqëri. Urani drejton edhe çështjet humanitare, përfshirë këtu edhe bamirësitë. Duke filluar që nga ky vit e në vazhdim, për 7 vite me radhë, do të mundoheni që të ndihmoni sadopak në mënyrë që të lini gjurmë në Tokë.

Urani në Dem shoqërohet edhe me ndryshime drastike në pamje. Nëse keni dëshirë famën, këto 7 vite do të jenë të arta. Shumë ëndrra do të bëhen realitet.

Urani është udhëheqësi i shtëpisë suaj të dhjetë të karrierës, kështu që në 2019-n karriera do të lëvizë në një tjetër drejtim. Kjo vlen për të gjithë të lindurit në shenjën e Demit, pavarësisht ditës së lindjes. Ka gjasa që puna të lidhet ngushtë dhe të ndikohet nga ndryshimet teknologjike.

Koha ideale për t’u përqëndruar te karriera do të jetë Hëna e Re, 4 shkurt ose 10 ditë më tej. Mund të nisni të interesoheni për fushat elektronike, telekomunikacioni, aplikacionit, shkenca etj.

Hëna e Re ndikon që pozicioni që dëshironi në karrierë të rrethohet nga konkurrenca. Por ju as që do i vini re konkurrentët. Me shumë mundësi, askush s’do të ketë shansin t’ju sfidojë. Mos u lodhni shumë – qëndroni vetvetja dhe kjo mjafton.

Urani lidh ndër të tjera njerëzit dhe vendet e huaja. Kjo gjë sjell dëshirën për të studiuar në një vend të huaj ose për të udhëtuar diku. Saturni në Bricjap, një tjetër shenjë e Tokës, do t’jua lehtësojë punën.

Le të flasim pak për paratë dhe ç’ka rezervuar Jupiteri, planeti i të ardhurave të majme. Jupiteri sapo ka kaluar në shtëpinë e tetë të parave të të tjerëve dhe kjo është gjë e mirë për ju. Pse?

Demi është një ndër shenjat që ka nevojë për para të hequra mënjanë në mënyrë që të ndihet i sigurt. Jupiteri hyri në Shigjetar vitin e kaluar, në nëntor, dhe do të qëndrojë për 13 muaj, deri në 2 dhjetor të 2019-s. Kjo është një mundësi e mirë për ju dhe kursimet.

Një pozicionim i tillë i planeve është shumë fatsjellës dhe madje mund të keni mundësinë që të realizoni një ndër ëndrrat më të mëdhaja që keni ndër vite me anë të kursimeve. Shpenzimet mund të përdoren për të blerë një shtëpi, për të paguar universitetin ose për të nisur një projekt apo biznes.

Përgjatë këtij viti, do të ketë një eklips tjetër në dhjetor, ndaj flasim pak për dashurinë. Ana romantike po rritet dita-ditës. Periudha më e mirë do të jetë kur Marsi, planeti i pasionit, do të vendoset në sektorin e dashurisë së vërtetë në 17 gusht deri në 3 tetor.

Në të njëjtën kohë, Afërdita, planeti i dashurisë, do të vendoset në sektorin e dashurisë së vërtetë nga 21 gushti deri në 14 shtator. Siç mund ta shihni, mesi i vitit do të jetë fantastik.

Duket si periudha e duhur për të gjetur dashurinë ose për të festuar dashurinë me personin e zemrës.

Afërdita dhe Marsi konsiderohen si një dyshe fantastike dhe kur punojnë bashkë ndihen në ajër grimcat e dashurisë së vërtetë. Planifikoni diçka të veçantë me personin e zemrës dhe nëse jeni single, dilni diku dhe lëreni universin të veprojë për ju. Kupidi mund t’ju godasë!

Për të qenë të sinqertë, më e mira parashikohet të ndodhë në fund të vitit 2019, megjithëse kjo s’do të thotë që pjesa tjetër e vitit do të jetë kot, përkundrazi. Siç e lexuat, shumë surpriza parashikohen.

I dashur Dem, ky vit është i mbushur me shumë elemente dhe surpriza. Më shumë para, ndryshime të rëndësishme në karrierë, udhëtime në vende të huaja dhe mbi të gjitha, dashuria është e gjitha juaja.

A ndiheni mirë? E drejtë, keni shumë arsye për të qenë të lumtur.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.