Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë një marrëdhënie kaq të mirë sa që tani e kanë ndarë mendjen se në të ardhmen do të jenë krushq.
Këtë e zbuloi vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory-n e saj. Djali i Lumi B, Blini feston ditëlindjen e tij të 6-të dhe Dafina zgjedh ta uroj kështu.
“Gëzuar ditëlindjen burri i ardhshëm i vajzës sime. Blini boy, të duam!”- shkruan Dafina në foton ku shfaqet vogëlushi i reperit.
Duket, se Dafina e ka ndarë mendjen të jetë mamaja e një vajze, e cila bën mirë të dashurohet me bukuroshin në foto dhe kështu, të gjithë janë të lumtur...