Celebrity

Përgatituni për një dasmë të zjarrtë: Travis po bëhet gati t'i propozojë Kylie-t

20 Dhjetor 2018

Përgatituni për një dasmë të zjarrtë: Travis po

Travis Scott dha një intervistë për Rolling Stone dhe tha se ai dhe Kylie do të martohen së shpejti!!!

“Do të martohemi së shpejti. Thjesht duhet të mbledh kurajon – duhet t’i propozoj në ndonjë mënyrë të zjarrtë,” tha ai.

Një mënyrë e zjarrtë? Travis, merr në konsideratë Vitin e Ri. Ka plot fishekzjarre në qiell për t’i shtuar propozimit tënd efektin e zjarrtë. Thjesht një ide.

Travis foli edhe për takimin e tyre në Coachella vjet dhe se si që atëherë, kanë qenë të pandashëm.

“Ndoshta, javën e parë, nuk e dinim në ishte serioze apo një flirtim. Pastaj, javën e dytë u habitëm. Si ka mundësi që po flasim akoma? Si ka mundësi që s’na kanë mbaruar temat?” tha ai. “Në një pikë thashë 'kam nevojë për të që të funksionoj.’ Ajo është e duhura.”

Kylie iu bashkua turneut fill pasi u njohën dhe disa javë më vonë morën vesh që ishin në pritje të një fëmije. Asnjëri s’u shokua nga lajmi. “Folëm për fëmijët kur ishim në shtrat bashkë,” thotë ai. Mbetet e paqartë ç’donte të thoshte, por interpretojeni si të doni.