Celebrity

Pas prishjes së fejesës, Paris Hilton vendos fatin e unazës 2 milionë dollarëshe

20 Dhjetor 2018

Pas prishjes së fejesës, Paris Hilton vendos fatin e unazës 2

Paris Hilton u fejua në majë të një mali me borë në janar të këtij viti dhe edhe pse gjërat nuk funksionuan mes çiftit, unaza do të qëndrojë me të.

Trashëgimtarja dhe sipërmarrësja dha një intervistë për Jenny McCarathy në Sirius XM, ku foli për fatin e unazës me diamant 20-karatësh në formë dardhe. Thuhet se unaza i kushtoi ish të fejuarit të saj plot 2 milion dollarë.

“Personit që ia blemë përfitoi publicitet falas me vlerë që arrin milionat,” tha Paris. “Rrjetet sociale janë kthyer në një formë të re paraje. Është fantastike.”

Paris Hilton dhe Chris Zylka njoftuan një muaj më parë që vendosën t’i japin fund fejesës. Ajo shpjegoi arsyet pas vendimit në “The Talk”.

“Kur bie në dashuri, bie kokë e këmbë dhe për mua ishte një romancë marramendëse,” tha ajo. “Kam qenë gjithnjë e fiksuar me historitë e dashurisë dhe Disney. Mendova se ky ishte fundi im i lumtur dhe më vonë kuptova që s’ishte vendimi i duhur.”

Paris konfirmoi një herë e mirë se unaza do t’i mbetet asaj. “Diamantët janë shoqja më e mirë e një vajze,” tha ajo.

Dyshja u fejua gjatë një udhëtimi për Vitin e Ri në Aspen, Colorado.