Showbiz dhe TV

Ilva Tare: 'Fëmijët më ndryshuan mënyrën si e shoh jetën'

11 Dhjetor 2018

Ilva Tare: 'Fëmijët më ndryshuan mënyrën si e shoh

Vite më parë, Ilva Tare punonte në TVSH, ku përkthente dhe përshtaste lajmet e Euronews. Sot, ajo shërben si drejtore informacioni në Euronews Albania, françiza e parë e gjigandit mediatik në gjithë trojet shqipfolëse. Në një intervistë për Revistën Class, Ilva foli ndër të tjera, për karrierën e familjen.

Në lidhje me pozicionin e ri si drejtore e informacionit në Euronews Albania:

“[...] as më shumë se dy dekadash punë e këmbëngulje për të ndjekur parimet e thjeshta dhe aq të vështira të gazetarisë së mirë, m’u krijua mundësia të hyj në ‘shtëpinë e gjigandit mediatik’ si e punësuar e Euronews, me seli qëndrore në Lyon të Francës, me kolegë që kanë kombësi të ndryshime, por që i bashkon qëllimi për t’i dhënë zë interesit të publikut.

Do të jem në ekran, me një format të përditshëm me ngjarjet kryesore dhe analizë të thelluar. Më pret shumë punë, që mezi po pres ta ndaj me publikun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo jetojnë shqiptarë. për mua është frymëzues fakti që për herë të parë shqiptarët do të jenë pjesë e tregut mediatik ndërkombëtar përmes Euronews Albania.”

Në lidhje me feminizmin:

“Jam një grua që mbështes gratë dhe vajzat. Pastaj në këtë debatin për barazi apo për të qenë të njëjtë me burrat nuk më pëlqejnë kategorizimet si feministe apo aktiviste. E vërteta është që gratë në të gjithë botën paguhen më pak se kolegët e tyre burra dhe gëzojnë më pak privilegje personale profesionale për shkak të gjinisë së tyre. Ky është fakt. Siç është dhe beteja për ta ndryshuar këtë realitet, ku unë përpiqem të jem pjesë.”

Nuk është zgjedhje e mirë të jesh [një grua] e dobët. Dhe Shqipëria nuk është vend i mirë për jo të fortët.”

Në lidhje me fëmijët:

“[Në rolin e nënës ndihem] plot! Ndryshon çdo gjë, por sidomos mënyra si e sheh jetën. Përgjegjësia për ta është aq e madhe sa bëhesh e kujdesshme për çdo gjë që më parë as e mendoje dy herë.

Fëmijët nuk rriten vetëm me libra. S’e di a bëj gabime, ndoshta, por në këtë pikë Eduarti ka qenë një ndihmë e madhe.”