
Mbrëmë, në Pallatin e Koncerteve u mbajt nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”. Plot 15 performues u ngjitë në skenë, ndër të cilët 8 artistë të rinj. Disa goditën me veshjet e zgjedhura, të cilët i kemi listuar sipas radhës së performancës.
Kanita zgjodhi një fustan të kuq, të gjatë, të fryrë e të çarë në anë. Në mëngë vihen re detaje frudash të mëdha, ndërsa në gjoks, dekolteja që arrin belin. Fustani ngjan pakëz i papërfunduar, por Kanitës i shkon.


Lori Miho, vokalistja e All In Band performoi me një trupore të zezë me shkëlqim, me dekolte të theksuar që i nxirrte më së miri në pah trupin. Një dhjetë për grimin!


Amela Agastra mblodhi flokët dhe la veshjen të shkëlqente. Një krijim i bardhë asimetrik, me pelerinë të dyfishtë, vendosur mbi pantallona të gjera i zgjaste figurën Amelës dhe kishte shumë prezencë në skenë.


Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku nuk dolën dot jashtë kornizave të kostumit të zi për burra. Por, përdorën me zgjuarsi zinxhirët dhe ndonjëherë, detajet bëjnë punën.


Krusita, kokë e këmbë e metaltë, nuk i shpëtoi dot pelerinës si shumica e performuesve. Kënga e saj quhet “Akull” dhe ngjyra i përshtatet titullit. Madje, në pjesën e reçipetave motivet ngjasojnë me flokë dëbore. Krusita di si të qëndrojë në temë.


Era Rusi shkëlqeu me fustanin maksimalist me xixa, fruda dhe tyl. Kjo veshje i ka të gjitha, por mbi të gjitha, prezencë.


E fundit performoi Ronela Hajati, me një fustan të kuq, mbledhur në bel me korse vishnje. Ronela ishte fantastike. E mbajti veshjen dhe performancën në këmbë sikur të ishte lindur për të bërë veçanërisht këtë punë. Bravo.


Performuesit e tjerë:
































