Celebrity

Demi Lovato sapo u vuri vizën miqve në Instagram

21 Nëntor 2018

Demi Lovato sapo u vuri vizën miqve në Instagram

Së fundmi mësohet se këngëtarja amerikane Demi Lovato ka ndaluar së ndjekuri në Instagram disa prej miqve të saj më të mirë. Sipas ET 26- vjeçarja ka fshirë nga Instagrami shumë njerëz të famshëm mes tyre edhe miqtë e saj të vjetër Nick Jonas, Selena Gomez dhe Iggy Azalea.

Demi Lovato sapo u vuri vizën miqve në Instagram

Demi Lovato sapo u vuri vizën miqve në Instagram

Demi Lovato sapo u vuri vizën miqve në Instagram

Në rastin e Selena-s duket se Demi vetëm sa ka kthyer një nder, pasi ishe ajo që e fshiu e para në fillim të këtij viti. Por ende mbeten të paqarta shkaqet që kanë ndikuar në këtë veprim të 26- vjeçares kundrejt të tjerëve.

Ndërkohë njerëzit mendojnë se ajo e ka marrë një vendim të tillë pasi është në kërkim të miqve të vërtetë në këtë fillim të ri të sajin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I am so grateful to be home in time to vote! One vote can make a difference, so make sure your voice is heard!? ?? now go out and #VOTE!!!!

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Në korrik të këtij viti këngëtarja iu nënshtrua rehabilitimit për shkak të problemeve me mbidozën. Ajo e la qendrën e rehabilitimit për t’iu kthyer jetës normale në fillim të këtij muaji, ndërkohë që mediat e huaja bëjnë me dije se për një periudhë kohe Demi nuk e ka ndër mend t’i kthehet muzikës.