Beauty

Një guidë e thjeshtë: Si duhet të kujdesesh për piercing- ët

20 Nëntor 2018

Një guidë e thjeshtë: Si duhet të kujdesesh për

Të mbajturit të piercingëve dhe të vathëve mund të rezultojë shpeshherë e rrezikshme. Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur nga momenti që vendosni një piercing mund të përfundoni me probleme që shkaktohen nga një sërë faktorësh.

Shpimi

Kohët e fundit në studiot e mëdha të pirserëve në botë nuk përdoren më pistoleta për të bërë shpime veshësh. Kështu që kur të shkoni për të bërë një shpim, kërkojini gjithmonë pirserit të përdorë gjilpërë njëpërdorimshe pasi vetëm ajo mund të garantojë sterilitet.

Hidratohu

Hidratimi është gjithmonë i nevojshëm, por sidomos pasi të keni bërë një shpim. Një lëkurë e hidratuar rikuperohet gjithmonë kollaj.

Ujë dhe kripë

Uji me kripë është e vetmja gjë që këshillohet për dezinfektimin e një piercing- u. Ai eliminon bakteret, por nuk e than lëkurën.

Rutina

15 ditët e para përpiquni të krijoni një rutinë dezinfektimi për piercing- un. Të paktën dy herë në ditë larje me ujë dhe kripë deri sa vrima e piercing- ut të shërohet nga brenda jashtë.

Ndërrimi

Mos e ndërroni piercing- un kurrë nëse zona përreth tij është e thatë. Gjithashtu kujdes me materialet e piercing- ëve që përdorni. Çeliku special, argjendi, floriri dhe silikoni janë të vetmet materiale që këshillohen të përdoren.

Mos u shqetëso

Nëse vëreni se piercing- u po ju shetëson atëherë drejtohuni për tek specialisti që të merrni ndihmën e duhur. Mbase ndërrimi i vathit apo një dezinfektim profesional është gjithçka për të cilën keni nevojë.