Nëse keni kërkuar ndonjëherë lodra seksuale online dhe jeni tunduar nga çmimet jashtëzakonisht të lira që ofron platforma Temu, ndoshta është koha të ndaleni dhe të mendoni dy herë.
Sipas ekspertëve të shëndetit seksual, shumë prej këtyre produkteve nuk janë të sigurta për përdorim dhe mund të sjellin rreziqe serioze për shëndetin intim.
Çfarë është Temu dhe pse është problem?
Temu është një faqe online shumë e njohur për çmime tepër të ulëta, ku shiten gjithçka – nga veshje dhe lodra fëmijësh, deri te produkte kozmetike e lodra seksi. Problemi kryesor me këtë platformë është se nuk ofron informacion të qartë mbi përbërjen dhe cilësinë e produkteve që shet – sidomos për lodrat e seksit.
Rreziku i lodrave të lira të seksit
Sipas Dr. Holly Richmond, terapiste seksuale dhe eksperte në sigurinë e produkteve intime, shumë prej lodrave të shitura në Temu përmbajnë materiale të pasigurta. Ato shpesh përshkruhen thjesht si “silicone” (silikon) apo “ABS plastic”, por pa sqaruar çfarë lloj silikoni është përdorur.
Pse ka rëndësi?
Silikoni cilësor, ai që quhet “i kategorisë mjekësore” ose “ushqimore”, është jo-poroz – çka do të thotë se nuk thith baktere. Por kur silikoni është i lirë dhe i përzier me substanca të tjera, bëhet poroz dhe nëse përdoret në pjesët intime të trupit, mund të shkaktojë infeksione, acarime, apo edhe dëmtime fizike në rast përdorimi afatgjatë.
“Nëse nuk e dini çfarë materiali po fusni në trupin tuaj, atëherë po luani me rrezikun,” thotë Richmond.
Si ta dini nëse një lodër është e sigurt?
Kur blini lodra seksuale, kërkoni produkte që përmendin qartë këto materiale:
- Silikon mjekësor (medical-grade silicone)
- Qelq borosilikat (Pyrex)
- Çelik inox (stainless steel)
- Plastikë ABS (vetëm për pjesë të jashtme, jo për futje në trup)
- Shmangni lodrat nga goma e butë, silikon pa përshkrim, ose që nuk kanë informacion fare për materialin.
Si të gjeni lodra cilësore pa shpenzuar shumë?
Po, lodrat seksuale cilësore shpesh janë të shtrenjta – por nuk është e thënë të paguani 100 euro. Shumë marka serioze ofrojnë ulje, sidomos gjatë festave ose muajve të veçantë (si “muaji i masturbimit” që promovohet në vende perëndimore).
Pse është më mirë të investosh në një produkt të mirë?
Një lodër e lirë mund të duket si zgjidhje për momentin, por nëse çon në një infeksion vaginal, acarim të lëkurës ose nevojë për trajtim mjekësor – nuk ia vlen aspak. Jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për mirëqenien emocionale dhe seksuale.
Mos kurseni në dëm të shëndetiti tuaj
Lodrat e seksit janë mjete për kënaqësi, por edhe për mirëqenie dhe eksplorim personal. Merrni kohë të informoheni dhe zgjidhni me kujdes – sepse trupi juaj e meriton siguri, jo rrezik të fshehur pas një “oferte të mirë”.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Women's Health